Transmetuar më 30-05-2013, 15:15

Banorët, pasi kaluan disa momente në dhomën e gjumit, vendosin të ndërrojnë ambient dhe dalin në lulishte. Anaidi e pyet Elonën se sa i njeh ajo tre djemtë, përkatësisht Shpendin, Ilirin dhe Anaidin. Elona i përgjigjet se Shpendin e njeh mirë sepse ka diskutuar disa herë me të, Ilirin deri diku për gjërat që ka treguar për veten dhe jetën e tij i di ndërsa për Anaidin nuk është se ka shumë informacion. Pasi Anaidi nis ta testojë Elonën duke i bërë pyetje në lidhje me Shpendin për të parë nivelin e informacionit që ajo ka, ai bën habi se si ka mundësi që ka tre muaj në shtëpi dhe për disa prej banorëve nuk di asgjë. Elona e pyet Anaidin se çfarë do të thotë me këtë që nuk di gjëra për banorët që nuk është treguar e kujdesshme më ata që ka pasur afër vetes?! Anaidi e pyet mos ka ndikuar fakti që ngaqë nuk flet për jetën e saj private dhe nuk ka dashur ti pyes banorët sepse ka patur firkë mos bëjnë edhe ata të njëjtën gjë me të. Elona përgjigjet që është pak e kujdesshme në lidhje me jetën private dhe nuk do që ti ngacmojë njerëzit për një gjë që ndoshta nuk kanë dëshirë për të folur. Ajo shton që nuk mund të kesh të njëjtin interes për secilin banorë dhe varet edhe nga afrimiteti e shumë gjëra të tjera. Anaidi vazhdon të këmbëngulë që nëse nuk i ka interesuar jeta e banorëve, çfarë është ajo gjë që i intereson. Sipas Elonës secili ka gjykimin e tij dhe nuk mund ta gjykojë askush tjetrin. Ajo sqaron se nuk ka dashur ti prekë njerëzit te jeta private dhe prandaj nuk ka dashur të ndërhyjë dhe nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj.

Anaidi më pas e pyet Elonën në mënyrë të drejtpërdrejtë se cila është gjëja që ajo mendon se e solli në finale. Sipas Elonës ajo ka qënë një femër e palëkundur dhe kjo është ajo që e ka sjellë deri këtu dhe nëse do kishte qënë një femër e lëkundshme do bënte sikur nuk ka ndodhur asgjë me Ilirin për “ta mbajtur mirë” me të. Më pas Elona nis të diskutojë me Ilirin dhe i thotë se ai ju fut një situate që as vetë nuk e dinte ku do e çonte por është shumë e lumtur që sot nuk e ka në krah, por e ka përballe sepse ai është nga ata që ja fut personit që ka më afër. Edhe Iliri i thotë Elonës, se kjo është Elona e vërtetë se ajo që ka qënë ishte komplet fallco. Megjithatë Iliri shton se të gjitha padrejtësitë që i janë bërë Elonës në shtëpi janë bërë nga Anaidi dhe Joana sepse Joana nuk e pranonte dot faktin që Rikja nuk e pëlqente Anaidin. Në lidhje me raportin Anaid-Joana, Iliri shprehet se Joana e shikonte Anaidin si mashkullin e saj ndërsa ai e shihte Joanën si konkurente dhe gjithnjë e ka ndihmuar nëpër debate sepse ajo e vetme nuk ja dilte. Anaidi tregon se ka ndërhyrë aty ku mendon se ka pasur te drejtë dhe është tërhequr kur nuk ka patur. Ai shton më tej se nuk ka ndërhyrë deri ku e ka parë të arsyeshme por kur e ofendonin normal që do të ndërhynte. Iliri i thotë që me këtë veprim ai ka futur hundët aty ku nuk duhet duke u përfshirë në situata që nuk kanë të bëjnë me të. Sipas Ilirit edhe pse kjo është java e fundit e Big Brother nuk e dimë se kush ka qënë kush akoma.

Elona dhe Anaidi ndodhen në kuzhinë dhe ky i fundit ka një përshtypje që Rikja dhe Joana jashtë shtëpisë do të kenë një marrëdhënie më të mirë me njëra-tjetrën dhe me siguri që do të kenë shkuar edhe në ndonjë party së bashku, shprehet Anaidi. Elona nuk e beson një gjë të tillë duke njohur Riken, por Anaidi e siguron që Joana jashtë shtëpisë është gjë tjetër. Ai i thotë Elonës që femrat kështu e kanë, një herë zihen, pastaj pajtohen dhe nuk merret vesh marrëdhënia e tyre, por Elona i thotë se është shumë e vendosur për këtë gjë. Megjithatë Elona shton se Rikja e di vetë se çfarë bën dhe nuk mund të thotë gjë më tepër.

Teksa vazhdojnë diskutojnë me njëri-tjetrin Elona e pyet Anaidin nëse e kishte parashikuar se kush nga banorët do të shkonin në finale. Anaidi i përgjigjet se për atë dhe Shpendin ishte i sigurtë, por nuk e priste për Ilirin që të shkonte deri këtu, megjithatë ai shton se edhe Rikja e meritonte të ishte në finale me lojën që bëri. Më pas flasin për shakatë e Ilirit dhe Anaidi thotë që ai kishte shaka shumë të rënda me Riken dhe Oltën sidomos, një femër nuk mund të trajtohet në atë mënyrë sipas Anaidit sepse ul imazhin. Elona shprehet shumë e zhgënjyer nga Iliri sepse e pandehte një njeri shume të afërt në shtëpi dhe nuk e priste, por Anaidi e këshillon që nuk mund të zhgënjehesh në një lojë të tillë sepse të gjithë kanë hyrë për një qëllim që janë paratë dhe do të luftojnë për to. Anaidi vazhdon të flasë për Ilirin duke thënë se bën shumë si i zgjuar dhe nuk e kupton nga i vjen ky vlerësim sepse ai po bie në kontradiktë me veten e tij për gjërat që thotë. Elona çështjen me Ilirin e konsideron të mbyllur dhe nuk pendohet për asgjë në lidhje me të sepse ai i ka vënë kapak gjërave me veprimet që ka bërë.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit