Transmetuar më 30-05-2013, 14:17

Finanlistet e Big Brother shkëmbejnë disa biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Më pas shkojnë në dhomën e ndenjes e fillojnë të diskutojnë për modën dhe stilistët në botë, si edhe për çmimet e veshjeve nëpër sfilada të ndryshme të njohura. Të gjithë japin mendimin e tyre me aq informacion sa kanë në këtë fushë, ndërsa Elona jep një mendim më profesional, duke qenë se i përket fushës së saj. Ajo tregon se me anë të sfiladava stilistët thjesht prezantojnë veshjet e tyre, por nuk është e thënë që ato veshje të shiten, pasi kjo gjë varet nga qëllimi që ka stilisti që në momentin që krijon koleksionin. Më pas banorët diskutojnë për çmimet më të larta që kanë dëgjuara ndonjëherë për sa u përket veshjeve të modës.

Më vonë banorët fillojnë të tregojnë histori të çuditshme të dëgjuara nga vende të ndryshme në Shqipëri.

Në shtëpinë më të famshme në shtëpi më vonë Vëllai i Madh vendos të fikë dritat, në shenjë për banorët të cilët duhet të shkojnë të flenë dhe të gjithë shtrihen për të fjetur gjumë, ndërkohë që bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin. Por vetëm pas pak minutash, ata çohen sërish dhe shkojnë në dhomën e ndenjes, duke qeshur me njëri-tjetrin. Ata hapin një shishe verë dhe fillojnë të bëjnë shaka në kopsht, ndërsa ngacmojnë Elonën për fundin e shkurtër që ka veshur dhe për faktin që është e vetja femër në shtëpi. “Duhet t’i lutem Zotit që më shpëtojë nga ju”, shprehet Elona, ndërsa u kërkon që të mos vazhdojnë më me ngacmimet e tyre.

Vetëm pas pak minutash, banorët shkojnë sërish në dhomën e gjumit, por këtë radhë për të fjetur vërtet gjumë.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit