Transmetuar më 30-05-2013, 14:07

Tiranë, 30 maj 2013, NOA.al- Parlamenti shqiptar ka miratuar pas muajsh të tërë debatesh 3 ligjet që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, pas rekomandimit të statusit nga Komisioni Europian.

Ligji për Nëpunësin Civil, për Gjykatën e Lartë dhe Reformën Parlamentare, janë miratuar në Kuvend pas bashkimit të votave të mazhorancës dhe opozitës, votim i cili nga ana e opozitës u kushtëzua me hyrjen e tyre në fuqi me parlamentin e ri në muajin tetor.

Gjatë votimit në Parlament ligji për Gjykatën e Lartë u votua me 108 vota pro dhe 1 abstenim, ndërsa ligji për Nëpunësin Civil u miratua me 105 vota pro dhe 2 abstenim, ndërsa Reforma Parlamentare u votua me 108 vota pro.

Më herët Kryeminsitri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, se ka bllokuar për 235 ditë këta tre ligje dhe së fundmi po mundohet të lajë fytyrën me ujin e turbullt të pellgut që krijoi vetë.

Sakaq nga ana e socialistëve u tha se tashmë jepet vota pro pasi qarku i Fierit u çlirua ashtu sikundër bashkitë e këshillat bashkiakë në qytete të tjera.a.y/noa.al

3 ligjet, Berisha: PS krijoi pellg të zi, me ujin e të cilit po lan sot fytyrën

Berisha në Kuvend: 3 ligjet dhe amnistia nuk kushtëzojnë njëra tjetrën

3 ligjet, Sequi: Shqipëria i ka mundësitë, kur dëshiron të punojë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit