Transmetuar më 30-05-2013, 13:54

Tiranë, 30 maj 2013, NOA.al- (Update) Në vijim të seancës parlamentare ku pritet votimi i 3 ligjeve që kushtëzojnë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi se përpjekja shqiptare drejt vokacionit perëndimor është një përpjekje titanike.

Ai theksoi se 20 vitet e e kaluara kanë qenë vitet e afrimit me botën perëndimore.

“Rama u tha qytetarëve pak ditë më parë se NATO është natë, se NATO nuk është as bukë as ujë. Pse duhet që të gjitha aktet madhore të integrimit të jenë të lidhura vetëm me një forcë politike. Këta janë alienë si mund të të mos votosh 3 ligjet. Ata kundërshtuan edhe liberalizimin e vizave, ngritën çadrat para kryeministrisë. Votoni ligjet, por një falje publike duhet kërkuar, falja është qytetari. Pas 235 ditë bllokim ndodhi ajo që duhet të kishte ndodhur ditë më parë. Le të marrë Shpëtim Gjika në Vlorë punonjesit e bashkisë ti përdorë në fushatë, por ka një standard të ri, fondet publike nuk duhet të përdoren në fushatë”, tha Berisha citon Noa.al.

Ndërsa lidhur me amnistinë fiskale, ai theksoi se Partia Socialiste kundërshton veten e saj kur shprehet se gjobat janë vënë në mënyrë të njëanshme. Ai bëri me dije se seanca e jashtëzakonshme parlamentare është thirrur për 3 ligjet, por është thirrur dhe për amnistinë fiskale, ku bëri me dije se këto ligje nuk e kushtëzojnë njëra tjetrën.a.y/noa.al

3 ligjet, Berisha: PS krijoi pellg të zi, me ujin e të cilit po lan sot fytyrën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit