

Tiranë, 30 maj 2013, NOA.al- Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare, ku është parashikuar që të votohen tre ligjet që kushtëzojnë integrimin kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi deklaroi se fajtori i vetëm i bllokimit është Edi Rama.
Ai tha se sot është dita për të njohur më mirë Edi Ramën, nëpërmjet vullnetit për votimin e tre ligjeve.
“Faleminderit Ilir Meta që e nxore në pritë Edi Ramën, të kemi kundërshtar por s’mund të mos ta njohim meritën, ti u bëre shkak për këtë seancë. Ilir Metën se akuzoj dot për integrimin se ka pasur të njëjtin qëndrim si përpara dhe pas marrëveshjes së integrimit, nuk ka bllokuar në asnjë moment. Edi Rama ke qenë dhe je kundër i shqiptarëve, ke qenë dhe je kundër integrimit”, tha Patozi raporton Noa.al.
Po në këtë linjë kreu i grupit kuvendor të PD, tha se zgjedhjet janë dita e madhe e ndëshkimit për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Më herët deputeti socialist Saimir Tahiri duke hedhur poshtë çdo akuzë të bërë nga Kryeministri Sali Berisha, deklaroi se çështja e Fierit nuk është më problem, pasi ky qark u çlirua, ashtu sikundër u çlirua këshilli bashkiak në Tiranë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





