



Një ciklon i vërtetë ka përfshirë jetën e Erica Nigrelli, mësuese e gjuhës angleze në Missouri City, në Texas, por pavarësisht shtatzënisë së papritur dhe peripecive ajo dhe e vogla e saj janë mirë.
Tre muaj më parë, kur Erica mbante në bark fëmijën e saj të parë nga martesa me të shoqin Nathan, ishte 36 javë shtatzënë, ndërsa ishte si zakonisht në shtëpi dhe po merrej me punët e zakonshme, kur zemra i ndali dhe ajo përfundoi përtokë.
Bashkëshorti i saj Nathan, lajmëroi me urgjencë ambulancën të cilët u munduan ta përmendnin me masazh kardiak, në mënyrë që zemra të niste të rrihte sërish.
Por situata dukej kritike, pavarësisht se funksionet cerebrale të gruas ishin ende aktive, arsye për të cilën nuk deklarohej e vdekur, erica u transportua me urgjencë në spital, në mënyrë që të paktën të shpëtohej fëmija që mbante në bark.
Vajza lindi nëpërmjet operacionit cezarian, ndërsa nëna e saj vazhdonte të ishte në arrest kardiak.
Por si me magji, menjëherë pas lindjes së të voglës, zemra e gruas nisi të rrahë dhe Erica u përmend, por tashmë sheh krah saj vajzën.
Pas një seri analizash siç raporton Noa.al, u vërtetua se gruaja pa e dituar vuante prej nj sëmundje e njohur si kardiomiopati hipertofike, një patologji gjenetike e miokardit, e karakterizuar nga aritmi dhe infarkt, ndërsa në disa raste mund të mos japë asnjë problem.
Tashmë nënë e bijë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer pranë kryefamiljarit të tyre Nathan, duke rinisur jetën të dyja në të njëjtën ditë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





