Transmetuar më 30-05-2013, 11:39

Anamara Barreira bën që të flitet ende për të. Protagonistja e “Big Brother 10” në Brazil, bëri jehonë sepse duke qenë police rrezikonte të akuzohej për dezertim në punë dhe vetëm dorëheqja mund ta shpëtonte.

Por tashmë flitet vetëm për trupin e saj, e cila së fundmi ka pozuar e zhveshur për një revistë.

Pikërisht për shkak të kohëzgjatjes së show, ajo kishte kërkuar leje nga policia dhe në përfundim të tij duhet të kthehej në pozicionin e saj si police. Gjithsesi ajo bëri çfarë deshi dhe tashmë rrezikonte për dezertim, dhe për këtë akuzë rrezikonte dy vite burg.

Në fund gjithçka u zgjidh dhe Barreira dha dorëheqjen. Por menjëherë sapo hoqi uniformën, heqja e rrobave të tjera duket se për të nuk ka qenë aspak e vështirë.

Në fotografitë bashkëngjitur, një pjesë e tyre e censuruar, shihen fotografitë ku ajo pozon siç e ka bërë nëna duke ekspozuar linjat e saj.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit