Transmetuar më 30-05-2013, 10:59

Tiranë, 30 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha u ndal paraditen e sotme në inaugurimin e E-dogana, duke theksuar se nëpërmjet saj shkurtohet koha në pagesa, duke bërë që doganat e vendit të renditen në nivelet e shërbimeve më të larta teknologjike.

Ai tha se nëpërmjet kontrollit online në të gjitha pikat doganore, rritet transparenca dhe mund të bëhet vlerësimi për të gjitha mallrat që vijnë.

“Asgjë nuk e pasqyron shtetin më shumë se dogana. Është porta e hyrjes së tij dhe vendit dhe unë kam kënaqësi të konstatoj përmirësime thelbësore që ju keni bërë gjatë këtyre viteve, përmirësime të cilat janë pasqyruar në një qëndrim të ri të biznesit ndaj jush dhe performancës në tërësi. Të bëni gjithçka për të aplikuar shkallën më të lartë të teknologjisë dhe për marrëdhëniet absolute më transparente me biznesin, të dëgjoni zërin e tij. Në këtë kontekst kërkesat e biznesit duhet të shqyrtohen me seriozitetin më të madh”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ndër të tjera Kryeministri theksoi se doganat kanë bërë përmirësim të jashtëzakonshëm dhe shërbimet e Ministrisë së Financave kanë bërë transformime të mëdha.

Kreu i qeverisë tha se përballë mazhorancës qëndron një analfabet në taksa, ku shtoi se një ditë proteston pse u detyrua të ulte taksat, ndërsa ditën tjetër thotë se 95% e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa.

“Një mashtrues i vërtetë, me këtë propagandë jam rritur unë. Ishim vendi i vetëm në botë që paguanim 8 muaj në vit për taksa. Por unë kam besimin te qytetarët se këto bukëvale do ti lënë në autobusin e tij mavi”, tha Berisha.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit