

Shkodër, 30 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës, u ndalën në Bushat.
Gjatë fjalës së tij kryesocialisti iu tha të pranishmëve se po i japin mesazh të qartë Saliut, Jozefinës dhe gjithë partisë familjare, se në këto territore që deri dje kanë qenë me PD se hegjemonia e tyre ka marrë fund dhe pushteti do të rrënohet, pasi shqiptarët nuk mund të mbajnë në kurriz një pushtet i cili flet gjithë ditën për ta dhe punon vetëm për vete, si një pushtet që premton dhe gënjen, premton dhe zhgënjen, premton dhe harron.
Në vijim ai tha se pushteti i përmbyt banorët e kësaj zone në mënyrë apokaliptike, edhe pse s’kanë ujë për të pirë, ata përmbyten sa herë që bie një shi i madh dhe sipas tij kjo ndodh sepse nuk ka shtet.
“Ne nuk kemi shtet se po të kishim shtet, nuk do e kishim krimin rrugëve dhe nuk do ishim shtet me kriminalitetin më të madh në Europë. Ne nuk jemi këtu për të treguar përralla, se përralla tregon gjithë ditën gjyshi me antiplumb, por ne jemi këtu për tu thënë se Shqipëria mund të bëhet ashtu siç ëndërruan rilindësit, ata që dhanë jetën për vendin etj. Shqipëria mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, më 23 qershor me votën tuaj do të marrim përsipër ta nxjerrim këtë vend nga varfëria, të ndalim rrënimin dhe papunësinë, duke filluar punën për punësimin real të njerëzve. Me votën tuaj ne do ti japim fund një historie të dhimbshme ku çdo e drejtë është mall, drejtësia është mall, shëndetësia është mall, ku po spate lekë nuk ke zgjidhje”, u shpreh Rama, raporton Noa.al.
Në këtë drejtim ai tha se më 23 qershor do i jepet fund një qeverisje të bazuar në rrena, në baltën mbi kundërshtarin, duke u ndërtuar një qeveri që do të jetë e qytetarëve dhe për qytetarët.
Vetëm pak momente më vonë në një postim të tij në Twitter, Rama shkruan, “Mes shiut e njerëzve ne Bushat, ku dikur nuk guxonte kush të thoshte jam socialist, ndjehet era e ndryshimit dhe dëshira e madhe për Rilindjea.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





