

Uragani Barbara ka goditur brigjet e Meksikës duke shkaktuar dy viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve, para se të dobësohej dhe të klasifikohej në një stuhi tropikale dhe të tërhiqej.
Siç raportojnë mediat vendase, 14 peshkatarë në shtetin e Oaxaca rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa nuk dihet ende për fatin e tyre.
Viktimat e deritanishme janë një amerikan i moshës 61 vjeçare, i cili u mbyt teksa bënte surf dhe një 26 vjeçar meksikan, i cili gjeti vdekjen ndërsa ishte në breg të një lumi.
Aktualisht nuk flitet për rreziqe të mëtejshme, pasi fuqia e “Barbaras” është dobësuar, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





