

Kukës, 30 maj 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës më lagjen nr.2, ku një makinë ka përplasur një kalimtar.
Sipas të dhënave paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se mjeti i drejtuar nga Bujar Bilali ka përplasur 60 vjeçarin Nustret Tafhasi duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
Pas kësaj ngjarje ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka dërguar të dëmtuarin në spital, ku pas kësaj Tafhasi u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet ku pak orë më vonë ndërroi jetë.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





