

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Gramsh Irena Progni mbajti një konferencë për shtyp e shoqëruar nga një anëtar i stafit të saj, i dhunuar nga Kryetari i Bashkisë Gramsh.
Anëtari i stafit të saj, Ardit Zeneli u shpreh se ai ishte goditur nga Kryetari i Bashkisë me një grup militantësh dhe njerëz të afërt të tij. Ai ka depozituar padinë penale në polici dhe incidenti i është raportuar OSBE-ODIHR-it.
Sipas Prognit PD-ja në Gramsh po bën një fushatë të qetë dhe qytetare duke e bazuar fushatën në konkurencën ndërmjet platformave dhe projekteve. Ajo u shpreh se incidenti i krijuar sot në Gramsh është shenjë nervozizmi i kundërshtarëve politikë dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e qytetarisë gramshiote dhe të zhvillojnë një fushatë të bazuar në ide dhe alternativa.
Progni u shpreh se dhuna dhe konfliktet nuk i shërbejnë fushatës elektorale, as zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Flamujt nuk janë çështje e militantëve dhe punonjësve të bashkisë dhe nëse do të kishte ndonjë pretendim apo problem, Bashkia mund të kishte bërë kërkesë zyrtare për lëvizjen e tyre, tha kandidatja Progni.
"Heqja forcërisht e tyre nga militantët e PS-së nuk ishte rruga e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjen e krijuar. Ne jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë ajo.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





