

Wu Yuanhong 42 vjeç nga Lijiachong fshat në Ruichang të Kinës, i cili është kuruar nga skizofrenia qysh në moshën 15 vjeçare, është mbajtur i mbyllur në kafaz nga nëna e tij Wang Muxiang për dekada.
Gruaja e kishte ndërtuar kafazin menjëherë sapo i biri kishte dalë nga burgu, pas rrahjes deri në vdekje të një fëmije 13 vjeç.
Ajo e ushqen rregullisht tre herë në ditë, ndërsa veshur i ka lënë vetëm një bluzë dhe mbathje, ndërsa kur ka nevojë të shkojë në banjë i ka lënë një tigan, ndërsa e mban të lidhur shumicën e kohësh.
Sistemi gjyqësor shprehet se nuk mund ta mbajnë, pasi sëmundja e tij nuk e lejon që të ketë përgjegjësi penale për krimin.
Nëna e 42 vjeçarit deklaron se ishte njëlloj sikur po vdiste ngadalë, në momentin që e mbylli në kafaz, por nuk kishte se çfarë të bënte.
Ministria e Shëndetësisë në Kinë ka 170 milionë njerëz të sëmurë mendorë, 16 milionë e të cilëve kanë probleme të rënda.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





