

“Jam në depresion”. Kush e di sa herë, gjatë ditës, ju ndodh ta përdorni këtë shprehje. E në shumicën dërrmuese të rasteve, e themi në rrethana aspak të papërshtatshme. Sepse fjala “depresion”, në fakt ka shumë fytyra. Pasi ajo mund të përshkruajë një sëmundje si të tillë, por edhe situata të ndryshme të tilla si stresi, lodhja apo trishtim, i lidhur ndoshta një fakt fatkeq. Ndërsa depresioni i vërtetë, një çrregullim mendor që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2020, do të bëhet shkaku i dytë kryesor i paaftësisë në vendet perëndimore pas sëmundjeve kardiovaskulare, është diçka shumë e veçantë. Dhe ka disa forma të shfaqjes së tij, të cilat ne as i vëmë re gjatë jetës sonë të përditshme. Të konstatuara nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Teksasit “Center Medical”, në SHBA, ja cilat janë ato:
1. Trishtim apo hidhërim pa asnjë shkak
2. Nervozizëm apo frustrim, madje edhe për çështje në dukje të parëndësishme.
3. Humbja e interesit në aktivitetet e zakonshme dhe të përditshme të jetës suaj.
4. Ulje e dukshme e interesit në jetën tuaj intime.
5. Pagjumësi ose gjumë i tepërt.
6. Çmenduri, vështirësi përqendrimi, pavendosmëri.
7. Plogështi, madje edhe apati në detyra të parëndësishme
që ju duken se janë të mundimshme.
8. Oreks i madh dhe i pakontrolluar
9. Keqardhje për ngjarjet e kaluara
10. Shtim i pashpjeguar në peshë.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





