

Prishtinë, 29 maj 2013, NOA.al- Shtatë persona u ndaluan nga policia e Prishtinës të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, të përfshirë në dy raste të ndryshme hetimi.
Nga hetimet intensive policia ka rënë në gjurmët e dy personave të cilët merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore, duke bërë të mundur edhe dërgimin e viktimës së tyre në një qendër mbrojtje.
Prej disa kohësh dy të dyshuarit A.Xh 31 vjeç dhe A.B 30 vjeç shfrytëzonin seksualisht të dyshuarën dhe pas provave të mbledhura u bë ndalimi i tyre.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se në një operacion të dytë të policisë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale u ndaluan pesë persona të tjerë dhe një vajzë e cila shfrytëzohej prej tyre.
Nga verifikimet rezultoi se dy nga të ndaluarit ishin tutorë të saj, ndërsa personat e tjerë kishin abuzuar seksualisht me të. Të ndaluarit e këtij rasti janë R.V 39 vjeç; H.G 49 vjeç; V.S 40 vjeç; Y.B 29 vjeç dhe F.R 40 vjeç.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





