Transmetuar më 29-05-2013, 16:32

Kavajë, 29 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në qytetin e Kavajës, në një kënd fjale me banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij ai tha se papunësia është dyfishuar, ndërsa shtoi se edhe ata që kanë mbaruar shkollën e lartë nuk kanë vend pune.

Ai u zotua për hapjen e vendeve të reja të punës, ku tha se do krijohen kushte për të thithur sa më shumë investime dhe nëpërmjet trajnimit profesional, duke theksuar se ekziston një plan i qartë trajnimi profesional për gjithë ato gra të reja që janë të papuna.

“Berisha bën spote publicitare për vende pune joreale, duke thënë se janë hapur kaq vende pune e do hapen kaq të tjerë, ndërsa ne planet për punësim i kemi konkrete. Ne do i japim përparësi barazisë gjinore për punësim. Frytet e para të ndryshimit Kavaja filloi ti marrë, unë e di se rrugët, pemët etj, nuk është se hahen, por është shprehje e një energjie të re që ka marrë qyteti”, deklaroi Rama, citon Noa.al.

Sa i takon çështjes së legalizimeve kryesocialisti theksoi se prej 20 vjetësh kjo çështje vazhdon të mbetet e pazgjidhur, ku nënvizoi se Partia Socialiste do i japë fund këtij problemi gjatë qeverisjes së saj, duke dhënë hipotekat.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit