Transmetuar më 29-05-2013, 15:08

Në University of Utah Hospital në Salt Lake City në Utah, ka ndodhur një lindje e pazakontë. Një gëzim i pesëfishtë ka rezultuar për dy prindër të rinj Guillermina dhe Fernando Garcia, të cilët u uruan mirëseardhjen pesë fëmijëve të tyre binjakë.

Fëmijët të lindur me peshë nën normalen, janë mirë dhe parashikohet që të qëndrojnë në spital për afro 6 javë.

Fëmijët peshojnë rreth 1 kilogramë, por janë shumë të dobët, çka ka bërë që mjekët ti fusin në inkubator dhe të kujdesen intensivisht për ta.

Ndërkohë nëna e tyre Guillermina është mirë, përveç faktit se është e shqetësuar për fëmijët e saj.

Emrat e fëmijëve të lindur, që të pestë me operacion, janë Esmeralda, Fatima, Marissa, Fernando dhe Jordan. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit