Transmetuar më 29-05-2013, 14:26

Ankara, 29 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është shkëputur disi nga fushata elektorale, për të kryer një vizitë zyrtare në një shtet mik.

Në vijim të vizitës së tij në Turqi kryesocialisti ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit Recep Tayip Erdogan.

“Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e tij. Mikpritje e rrallë. Interesim e respekt i madh për shqiptarët”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.

Më tej ai shton se lufta kundër korrupsionit e papunësisë, ndalja e rrënimit në arsim e shëndetësi, rilindja ekonomike e sociale janë “arritjet e tij sot, tonat nesër”.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit