

Tiranë, Noa.al – Kryetari i Bashkisë së Tiranës në inaugurimin e rrugës lidhëse midis rrugës "Elez Isufi" dhe "Ali Gjuzi" ftoi qytetarët e kryeqytetit të ecim përpara dhe të mos kthehemi prapa në kohën e baltës, pluhurit dhe konfliktit politik, që pa dyshim ka qenë dhe mbetet shkaktari kryesor i harresës ndaj qytetarëve. “Të ecim përpara, duke pasur qytetarët të parët, duke pasur Tiranën të parën, të realizojmë të gjithë projektet tona anembanë qytetit të Tiranës, për të siguruar një cilësi më të mirë jete anembanë qytetit, një Tiranë ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe shijohet më mirë jeta” u shpreh Basha.
Kryebashkiaku Basha u bërië thirrje qytetarëve të Tiranës, të vazhdojnë së bashku rrugën e transformimit të kryeqytetit, duke i dhënë një herë e përgjithmonë fund kohës së baltës, pluhurit dhe konfliktit politik.
Me një investim prej 22. 2 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një rrugë tërësisht të re për banorët e njësisë bashkiake nr.11. Segmenti lidhës i rrugës "Elez Isufi" dhe "Ali Gjuzi" i cili shtrihet mbi kolektorin e ujërave të zeza, për shume vite ishte kthyer në makth për banorët dhe një vatër infeksioni. Ndërtimi i kësaj rruge me gjerësi 10 metra, me trotuare nga 1.5 m në të dy anët e saj ka akomoduar edhe kolektorin e ujërave të zeza. Në këtë rrugë është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të bardha, sinjalistika rrugore, ndriçimi etj.
Sipas Bashës, ky investim transformon jo vetëm standardin e jetesës së banoreve në këtë zonë të kryeqytetit, por rrit edhe vlerën e pronës së tyre. “Buxheti i Bashkisë ka parashikuar 16 milionë euro investime për njësinë bashkiake nr. 11, e cila prej vitesh ishte lënë në harresë.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





