

Shkup, NOA.al – Një parti e re do të shtojë mozaikun e spektrit politik maqedonas në FYROM. Bëhet fjalë për partinë e re Opsioni Qytetar për Maqedoninë (GROM), e cila themelohet nga kryetari i komunës së Karposhit në Shkup, Stevçe Jakimovski.
Jakimovski në zgjedhjet lokale sfidoi kandidatët e dy partive LSDM dhe VMRO-DPMNE, me një diferencë të thellë, duke fituar mandatin e dytë në këtë komunë si kryetar komune, raporton korrespondenti i Noa.al.
Jakimovski deri para zgjedhjeve ka qenë nënkryetar i partisë më të madhe opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), ndërsa braktisi radhët e kësaj partie, pasi nuk ishte pajtuar që të bojkotojë zgjedhjet lokale, në të cilat pas një koncensusi me ndërmjetësimin ndërkombëtar, mori pjesë edhe opozita maqedonase.
GROM pretendon të jetë parti e qendrës, duke grumbulluar dhe afruar anëtarë të partive tjera politike, por edhe qytetarë të papërcaktuar politikisht. /n.p./o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





