

Kim Kardashian do të veprojë fshehtas Kanye West dhe do të shesë fotot e para të fëmijës së tyre.
Edhe pse babai i fëmijës, Kanye dëshiron që bebja e çiftit mos të jetë në qendër të vëmendjes, Kim planifikon që të fitojë ca para, shkruajnë mediat amerikane.
“Kanye i ka thënë Kimit se ai absolutisht nuk dëshiron që bebja e porsalindur të fotografohet dhe fotografitë më pas të shiten”, tha një burim i afërt më ta.
Mirëpo, Kim kërkon ta bëjë këtë. Thuhet se ajo ka përcaktuar fotografët, të cilët do të marrin fotografi ekskluzive nga ajo, për t’ia shitur mediave. Madje këto të fundit në lajmin e publikimit ironizojnë duke thënë se “e bukura e kësaj është që vetë Kim nuk do të dijë asgjë”. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





