

Durrës, Noa.al – Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, deklaroi sot nga Durrësit se, “zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, ndaj do të ishte mirë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ishte e plotësuar me të gjithë anëtarët ”.
Pas takimin me kryetarin e Bashkisë, Vangjel Dako, diplomati amerikan tha se, “do të ishte mirë që KQZ të ishte i plotësuar me 7 anëtarë, në të kundër ka edhe institucione të vlerësimit të zgjedhjeve”, citon Noa.al.
“Ne duam që votuesit të jenë besimplotë tek institucionet që merren me administrimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, për këtë SHBA ka një vëmendje të shtuar jo vetëm për 23 qershorin, por për të gjitha ditët në vijim. SHBA po i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe do të vijojnë të monitorojnë situatën para dhe pas zgjedhore”, tha mes të tjerash Moore.
Zyrtari i Lartë amerikan përfundon sot pasdite vizitën e dytë zyrtare brenda një muaji në Shqipëri. Para largimit pritet që ai të ketë një deklaratë më të plotë për mediat lidhur me konkluzionet e takimeve që pati dje dhe sot me kryeministri Sali Berisha, kryetarin e opozitës, Edi Rama si dhe politikanë të tjerë në vend. O.k/noa.al
Berisha-Moore: Fushata me ecuri normale, të plotësohen vendet në KQZ
Takimi Rama-Moore, SHBA kërkon njohjen e rezultatit të zgjedhjeve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





