

Kukës, NOA.al – Një i arratisur nga burgu është arrestuar gjatë natës nga policia e qytetit të Kukësit.
Afrim Zeneli, i cili kishte përfituar leje shpërblyese 5 ditore dhe nuk ishte kthyer më për kryerjen e dënimit është vënë në pranga nga forcat blu, mësoi Noa.al. Ai u arrestua në banesë rreth orës 01.00 pas mesnate.
Zeneli duhej të ishte kthyer në burg që në 22 maj, por ai nuk e kishte respektuar lejen e dhënë nga organet drejtuese të burgut të Burrelit. Të dënuarit me 10 vjet burg për grabitjen me armë të udhëtarëve nga Kosova i kishin mbetur edhe 6 muaj kohë deri në përfundim të kryerjes së plotë të dënimit nga gjykata. Afrim Zeneli ishte arratisur edhe një herë tjetër, por nga dhomat e paraburgimit në Kukës, në vitin 2003.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





