

Edhe beqarja më e famshme e botës është bërë e madhe tashmë dhe ka ndryshuar, megjithatë mbetet të shohim se si ka ndryshuar. Bridget Jones, personazhi i famshëm i krijuar nga pena e shkrimtares angleze Helen Fielding, do të ketë edhe një pjesë të tretë.
Shtëpia botuese ka bërë të ditur titullin e me të cilin do të shpërndahet në muajin tetor në Angli, e më pas në të gjithë botën. Është "Bridget Jones: mad about the boy" (Bridget Jones: e çmendur për djalin).
Por nëse bëhet fjalë për një djalë në kuptimin e të dashurit të zakonshëm, apo për një të dashur më të ri në moshë pra një "toy boy", për një nip apo edhe për një fëmijë të sajin, këtë lexuesi do të zbulojë duke e lexuar librin.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





