Transmetuar më 28-05-2013, 23:39

Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Itali. Dy fëmijë janë dhunuar nga gjyshërit e tyre, nga ata që duhet t’u tregonin përralla dhe t’i përkëdhelnin më shumë se kushdo. Pjesë e dhunës ndaj fëmijëve është bërë edhe një person i tretë, një mik i çiftit.

Abuzimet kanë nisur kur nipi dhe mbesa e tyre ishin shtatë dhe tetë vjeç. Fëmijët u ishin besuar gjyshërve pas vdekjes së nënës kur ishin ende të vegjël. Babai i tyre kishte probleme me drogën.

Të tre personat janë arrestuar nga policia, nën akuzën e pedopornografisë dhe skllavërimit të të miturve.

Ndërkaq mësohet se në vitin 2009 fëmijët ishin marrë dhe ishin transferuar në një komunitet sepse nuk e frekuentonin rregullisht shkollën si dhe shfaqnin çrregullime në sjellje dhe higjenë.

Sipas hetimeve që kishin nisur nga 2009-a, fëmijët detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me gjyshërit dhe me të njohurin e tyre. Ndonjëherë çifti në shkëmbim të parave ofronte të vegjlit edhe tek persona të tjerë, ku abuzoheshin dhe fotografoheshin.

Pas disa takimeve me psikologët fëmijët kanë nisur të flasin për ata që i quanin “përbindëshit e këqinj”.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit