

Sigurisht që nuk është e lehtë të rritesh nën efektin e dritave të aparteve dhe kamerave që të vëzhgojnë në çdo çast, çdo ditë dhe kudo që të shkosh.
Disa janë bërë të famshëm në moshë të madhe, të tjerë kur ishin më të vegjël. Dhe janë pikërisht këta të fundit që e përballojnë me më shumë vështirësi presionin e famës.
I tillë është edhe rasti më i fundit, ai i aktores Amanda Bynes e cila është arrestuar nga policia pak ditë më parë.
Duket se gjendja e saj emocionale është shumë e rënduar. Ajo ka prerë flokët thuajse qeros, që të kujton rastin e Britney Spears para disa vitesh, si dhe ka probleme me drogën. Prej saj duket se nuk ka mbetur më asgjë nga fëmija i dashur që njohu publiku.
Por ajo nuk është një rast i izoluar. Të shumtë janë ata fëmijët e famshëm që kanë përballuar keq famën e tyre.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





