

Kosi, është një derivat i qumështit që i bën shumë mirë tretjes, lëkurës, gjakut si dhe ju ndihmon të humbisni kilet e tepërta, ka shumë shije dhe shumë pak kalori….
Ai konsiderohet si një “ushqim ilaç”. Kosi ka karakteristika të shkëlqyera ushqimore. Është i pasur me laktike, i tretshëm më shumë se qumështi, pastron dhe rregullon zorrët, përmirëson florën bakteriale dhe ka shumë pak kalori.
Ndër të tjera kosi është shumë i pasur me vitamina të grupit B. Ato mbrojnë zorrët ashtu edhe mëlçinë, duke bërë që trupi të asimilojë më shumë kalcium dhe fosfor.
Kosi gjithashtu përmban edhe zink, një mineral i nevojshëm për riparimin e epidermës, shtresës së jashtme të lëkurës. Kosi është një aleat i çmuar edhe për të rënë në peshë.
Për më shumë, kosi është i mrekullueshëm për sistemin imunitar. Na mbron nga viruset e shumta.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





