Transmetuar më 28-05-2013, 21:26

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtari amerikan Thomas “Cotton” Jones, gjendej në Japoni. Në vitin 1944 ai vritet prej një snajperi japonez dhe para se të jepte shpirt la si amanet që ditari i tij sekret, t’i jepej të dashurës që e priste në Amerikë.

Por ditari nuk ra asnjëherë në duart e saj. Gruaja quhet Laura Mae Davis. Për 70 vite ditari mbeti larg saj derisa muajin e shkuar, ajo shkoi të vizitojë Muzeun Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore në New Orleans.

Gruaja, e cila sot është 90 vjeç, njohu menjëherë ditarin e ekspozuar. Këto ditë, zonja Davis e cila në vitin 1945 u martua me një aviator, është kthyer sërish në sallat e muzeut për t’i bërë homazh ushtarit që dashuroi aq shumë 70 vite të shkuara.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit