Transmetuar më 28-05-2013, 19:02

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues.

Ndërsa, pasditja do të sjellë kalim të vranësirave në vend ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët, situatë e cila  do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në Europën Qendrore dhe një pjesë të Mesdheut duke ndikuar mot me vranësira dhe shira. Më problematike situata paraqitet në Italinë veriore dhe Francë ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu moti i paqëndrueshëm do të dominojë ishujt Britanike dhe vendet balltike, për pasojë edhe në këto rajone do të ketë vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës.

Ndërsa, prezenca e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale do të ndikojë mot të kthjellët në Europën jugperëndimore, Juglindore dhe gadishullin e Ballkanit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit