Transmetuar më 28-05-2013, 18:19

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

 E Mërkurë, 29 Maj 2013

Dashuria dhe ndjenjat shtohen së tepërmi gjatë ditës së sotme, duke i dhënë më shumë rëndësi shkallës së vlerave që ato përcjellin. Ndërsa situatat më konfrontuese, kanë për të gjetur patjetër zgjidhjen e duhur. Jetojini takimet tuaja intime me më shumë imagjinatë dhe fantazi. Nëse jeni duke kërkuar për një partner të ri, guxoni dhe do ta gjeni patjetër, pasi sot jeni mjaft seksi. Në fushën profesionale, origjinaliteti i ideve tuaja, është forcë.

Temperamenti juaj i paqëndrueshëm dhe pakënaqësitë, gjatë ditës së sotme, mund të shkaktojnë mosmarrëveshje me partnerin tuaj romantik apo mjedisin e punës. Moderimi i situatave është në plan të parë, dhe sidomos pritja për momente më të qeta për të vendosur mbi diçka serioze. Mos u ndalni në iniciativa që marrin kohë. Kjo do të jetë e dobishme për të reflektuar mbi angazhime afatgjata tuajat.

Rezultate të shkëlqyera në studim, në biznes, në tregti dhe në të gjitha ato aktivitete që angazhojnë dhe vënë në punë intelektin tuaj. Kjo e sotmja, është gjithashtu një kohë e madhe për të çuar përpara çështjet e punës suaj, të cilat kanë mbetur të pazgjidhura. Në fushën sentimentale, do të dini t’i shprehni siç duhet ndjenjat tuaja, me fjalë të buta dhe bindëse. Miqësitë ju japin gëzime të papritura.

Kënaqësia dhe aftësia për ta ngritur veten edhe më shumë në një fushë profesionale, ju bën të ndiheni më aktivë   në rrjedhën e këtyre ditëve të fundit të bukura të majit. Për disa persona të kësaj shenje, vlerat marrin në konsideratë një ndryshim rrënjësor të biznesit ose një transferim. Hëna ju sugjeron të shikoni larg, për të zgjeruar fushat tuaja ekzistenciale, shumë më të mëdha, se zakonisht.

Jo çdo ditë ju mund ta hani bukë në orarin tuaj të zakonshëm dhe të jeni gjithmonë me entuziazëm, pasi ndonjëherë mërzitja ju vë poshtë. Por sot, do të ndjehet një lëvizje e caktuar nga yjet, nga e cilat është mirë për të përfituar dhe për të zgjeruar kësisoj perspektivën tuaj ekzistenciale. Përgatiteni tokën tuaj, duke e mbjellë mirë, sepse të korrat e ditëve të ardhshme premtojnë të jenë të bollshme.

Në punë ai që është i mençur, ka për të vepruar me dinakëri për të marrë një leje ose koncesion. Dhe kështu, do të dalë i larë para të gjithëve. Aftësia juaj për të krijuar ju bën të veçantë dhe ju vë në qendër të vëmendjes. Sot do të shfaqen në rrugën tuaj, projekte me një rëndësi  të caktuar, dhe jo të mbeteni vetëm duke folur rreth projekteve profesionale. Programi juaj lëviz tuaj me kujdes, ndërsa juve ju duhet që t’i studioni mirë planet tuaja dhe të hidheni në sulm.

Pa teknikat speciale që ju tregojnë joshës, pa shkëlqimin apo shkathtësinë e ekzagjeruar, juve nuk do të arrini dot që gjatë ditës së sotme të krijoni kushtet më të mira për të shijuar momentet e lumturisë intensive me personin që ju dashuroni. Dhe në qoftë se ende nuk e keni një partner, duhet t’i përgatisni kushtet e duhura për ta patur, pasi një Hënë romantike dhe intriguese në shenjën tuaj, ka për të  promovuar sot takimin e shumëpritur mes jush.

Mos lejoni të bini gropë sot nga detyrimet apo borxhet e pashlyera. Teksa duhet ta bindni veten edhe për një gjë të madhe: Se dashuria juaj e vërtetë ekziston. Kjo është vetëm ajo që duhet të synoni në fushën e ndjenjave të caktuara dhe disponimit. Do të ndjeni në shtëpi se ajri është i rëndë, por në qoftë se ju do të analizoni situatat, mund të shihni se bëhet fjalë vetëm për një ndjenjë të thjeshtë.

Yjet e ditës së sotme, të kryesuar nga Hëna, tregojnë një sensibilitet të veçantë për të realizuar një ëndërr tuajën. Ju gjithashtu mund të realizoni takimin e fatit tuaj. I cili ju bën që papritmas të bini në dashuri me një mik i cili tani ju sheh me sytë e dashurisë, ose të realizoni një dëshirë të madhe me partnerin tuaj. Çdo gjë mund të ndodhë kur ka një vullnet për ta bërë këtë.

Mblidhni pëlqimet e duhura për sakrificat, duke bërë që të futen edhe koncepte të reja në mjedisin profesional. Guximi juaj është i shpërblyer sot me një përmirësim të imazhit dhe një bilanc pozitiv bankar. “Po” parave të gatshme. Lidhur me sektorin privat, mos lejoni që një miqësi solide të zbehet për konfliktet e interesave.

Yjet e sotme ju bëjnë mjaft aktivë dhe të prirur për t’iu gëzuar gëzimeve të dashurisë, një ndjenjë që kapërcen në të gjitha ndjesitë e tjera, madje edhe njerëzit më të ftohtë. Dëshira për të qenë me personin që ju dashuroni, është flaka që do të digjet në zemrën tuaj.  Kjo gjithashtu është një ditë e mirë për të krijuar një marrëdhënie, por edhe për t’iu kushtuar më shumë vëmendje miqësive. Nëse keni lindur në ditët e para të shenjës, ju do të ballafaqoheni me një dakordancë të Saturnit dhe për këtë, ju duhet të mbani premtimet e bëra, sidomos në fushën profesionale.

Kjo e sotmja mund të jetë një ditë e mërkurë me një reflektim të qetë, siç diktohet nga Hëna në shtëpinë e dymbëdhjetë. Duke e bërë kështu një ditë të dobishme për të dy në një nivel praktik, në qoftë se ju keni një projekt në mendje. Por edhe në aspektin psikologjik, nëse do të jeni të përqendruar në çështjet që ju kanë lënë të tronditur emocionalisht. Por kjo mund të jetë gjithashtu një ditë e përkryer për të kapur një propozim financiar nga ana e fatit.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit