

2 vjeçari Ezequiel “Zeq” Caalim vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet Eosinophilic Esophagitis (EOE), ku trupi i tij nuk është në gjendje të trajtojë ushqimin, pasi ai është alergjik thuajse nga çdo produkt ushqimor.
EOE është një sëmundje e cila sulmon qelizat në fyt dhe ezofag, sapo ushqimi bie në kontakt me trupin.
Nëna e Zeq, Kristine Caalim, shprehet se ai ka vuajtur qysh kur ka qenë fëmijë nga ky problem, pasi refuzonte ushqimin dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
Ai mund të hante vetëm fare pak fruta dhe perime por gjithsesi pësonte skuqje të lëkurës dhe rritim, gjë që bëri që ta marrë ushqimin në vijim me një tub i cili përfundon direkt në stomak, duke shmangur pjesën e alergjisë.
Lidhur me këtë fëmijë vijon një fushatë për mbledhjen e fondeve, në mënyrë që të gjendet një mënyrë kurimi sa më efikase.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





