Transmetuar më 28-05-2013, 17:14

Prishtinë, 28 maj 2013, NOA.a- Policia e Prishtinës ka vënë në pranga pesë persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, duke abuzuar dhe shitur për përfitime një femër.

Pesë personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Sipas informacioneve të mbledhura pas një pune operative hetimore rreth një mujore në terren hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga personi i dyshuar.

I dyshuari tashmë i arrestuar në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër e kanë detyruar viktimën të ofroj shërbime seksuale personave të ndryshëm duke e shfrytëzuar kështu edhe të dyshuarit e tjerë seksualisht viktimën.

Aktualisht u ndaluan dy tutorët dhe personat e tjerë që kishin abuzuar seksualisht me të, të cilët mbajnë iniciale R.V 37 vjeç; H.G 49 vjeç; V.S 40 vjeç; Y.B 29 vjeç dhe F.R 40 vjeç.

Pas kësaj femra e abuzuar u dërgua në një qendër mbrojtje, ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbardhur rrethanat e shfrytëzimit të prostitucionit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit