Transmetuar më 28-05-2013, 16:54

Devoll, 28 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në një takim elektoral në Devoll, nga ku shpalosi pikat e programit socialist.

Në fjalën e tij ai tha se kandidatët e Partisë Demokratike në Korçë e Devoll janë një çetë me doganierë që trokasin dyerve natën për të ofruar para për të marrë votën, duke u thënë qytetarëve që ti marrin paratë se janë të tyret, dhe ti kthejnë një shuplakë nëpërmjet votës pushtetit, i cili kërkon që ti mbajë peng duke i trajtuar shqiptarët si skllevër.

Ai tha se vota e socialistëve do të jetë masive nga të gjithë ata shqiptarë që duan rilindje dhe që nëpërmjet votës do ta largojnë këtë qeveri.

“Saliu merret përditë me autobusin tonë dhe e përgojon nuk e di për çfarë arsye, është më mirë me autobus si gjithë qytetarët se sa me antiplumb si Saliu? Çfarë ke bërë mor Sali që të ruajnë kaq shumë se nuk e kuptojmë. Ai ka çuar mesazh gjithandej dhe thotë më jepni sugjerime, më çoi dhe mua mesazh. Unë ia bëra sugjerimin, i thashë Sali shko tani dhe bëj punën e gjyshit full time se edhe rrugët u lodhën me ty. Është koha që Saliu të heqë antiplumbin dhe të shpërndajë çetën e 200 rojeve që e ruajnë dhe të bëjë gjyshin e fëmijëve të fëmijëve me kohë të plotë, sepse Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me antiplumb, por i duhet rilindje”, tha Rama.

Në vijim kryesocialisti u ndal në qytetin e Korçës për Këndin e Fjalës, nga ku tha se shifrat e papunësisë janë alarmante dhe për këtë do të hapen kurse trajnimi profesional. Ndër të tjera Rama theksoi se vota e 23 qershorit do i çlirojë të gjithë ata shqiptarë që trajtohen si robër, ku secili do jetojë në liri të plotë.

Sakaq ai u ndal edhe në mbështetjen ndaj fermerëve dhe familjeve në fshat, duke thënë që do bëhet çmos që në rastet e prodhimit ai të mos ngelet pa shitur dhe të mos hidhet.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit