

Ka zgjedhur Romën këtë vit, stilistja italiane Alessandra Rinaudo për të prezantuar koleksionin e ri të fustaneve të nuseve për vitin 2014, nën firmën e Nicole Fashion Group.
Në pasarelën e kryeqytetit italian, kishte shumë personazhe të famshëm, të cilët admironin linjat dhe format e fustaneve martesore.
Në pasarelë u shpalosën 5 linja ta realizuara nga stilistja e talentuar, Alessandra Rinaudo, e cila është ndër më të famshmet në botën e fustaneve të bardhë.
Bukuroshet sfiluan njëra pas tjetrës duke treguar se si do të jetë nusja e vitit 2004, dhe moda e Italisë për ditën e shënuar e cila pritet të marrë jehonë në mbarë botën.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





