Transmetuar më 28-05-2013, 15:06

Linja e veshjeve Pull&Bear prezanton risitë e reja të veshjeve për të qenë sa më në modë gjatë stinëve të pranverë-verë 2013.

Edhe pse në këtë koleksion dominon linja e gjallë dhe solare, ngjyrat janë të ngrohta dhe të buta të shoqëruara me motive florale, stil i cili dominon kryesisht veshjet e stinës.

Bien në sy pantallonat e shkurtra, fustanët e gjatë, minifundet dhe veçanërisht sandalet dhe pupat e sheshta.

Në modelet që sjell bashkëngjitur agjencia e lajmeve Noa.al, në veshjet e firmës Pull&Bear, secila femër mund ta gjejë lehtësisht veten, si për modelet edhe për ngjyrat që dominojnë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit