

Një linjë të brendshmesh tejet luksoze është krijuar me flori 24 karat. Linja e Rococo Dessous, është krijuar nga stilistja e Victoria’s Secret, Breanna Lee, e cila ka stiluar veshje intime tejet sensuale të stolisura me flori.
Ky koleksion i pazakontë është frymëzuar nge femrat e pushtetshme si Cleopatra, Marie Antoinette dhe Tsarina Alexandra, nis nga çmimi 3 mijë dollarë deri në 6 mijë dollarë për një set.
Frymëzimi për këtë koleksion erdhi nga jeta e shtrenjtë e femrave të pushtetshme, të cilat stoliseshin masivisht me flori dhe ar.
Pavarësisht materialit tejet të shtrenjtë, këto të brendshme kanë nevojë për një larje tejet delikate dhe mund të vishen vetëm me raste.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





