Transmetuar më 28-05-2013, 13:20

Një anije kroçierë me 2224 pasagjerë në bord, e cila kishte nisur një guidë pushimesh, u përfshi në mënyrë të beftë nga zjarri.

Kroçiera “Grandeur of the Seas”, e flotës Royal Caribbean, u përfshi nga zjarri në mes të detit, edhe pse falë manovrimit të mirë, arriti të mbërrijë deri në portin e Freeport, në Bahamas, ku pas verifikimit të dëmeve, pasagjerët u zbritën të gjithë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të beftë që përfshiu anijen gjigante, ndërsa nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit