Transmetuar më 28-05-2013, 12:47

Kisha Katolike në Venezuelë nuk ka më verë për shërbesat e saj fetare, pasi i kanë mbaruar rezervat e verës. Konferenca episkopate deklaron se një situatë e tillë vjen si rezultat i mungesës në vend të një sërë produktesh, gjë kjo që detyroi prodhuesin e vetëm të verës në vend të ndërpresë shitjen e kësaj pije kishës.

Opozita e lidh deficitin e ushqimeve, duke përfshirë këtu edhe verën, me kontrollin e rreptë shtetëror të ekonomisë dhe mospërputhjen e prodhimit me nevojat e popullsisë. Megjithatë, qeveria deklaron se mungesa e një sërë produktesh lidhet me konspiracionin e politikanëve të opozitës.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit