

Durrës, NOA.al – (update) Kryeministri Sali Berisha takimin e radhës për ditën e sotme e zhvilloi me Shoqatën e Trasportuesve në Portin e Durrësit.
“4 vitet që vijnë janë të pakrahasueshme, fillojnë një stacion të ri. Do të jenë vitet që Shqipëria do të ketë statusin e vendit anëtar në BE, do të hapë negociatat për anëtarësimin e plotë në BE, të cilat shumëfishojnë kërkesat për transport”, tha kryeministri bashkëbisedim.
Duke i siguruar për të ardhmen e vendit, Berisha deklaroi se,“ne do të marrim statusin që siç e dini u bllokua për arsye personale si në asnjë vend të Evropës. Ne jemi të vendosur të bëjmë zgjedhjet më të mira, të shkëlqyera që të meritojmë statusin, më pas do hapim negociatat për vend anëtar, do zbatojmë të gjitha detyrimet”.
Hapat që ka bërë sektori i transportit në këto vite sipas kryeministrit kanë qenë shumë të mëdha. “Informoj shqiptarët se nga 2006 në 2012, vetëm njëri prej sektorëve të transportit, ai i eksporteve është rritur nga 66 miliard në 212 miliard lekë. Pra është rritur mbi 3 herë dhe kjo rritje është akoma më e madhe. Më të mëdha janë edhe importet, por edhe transporti i brendshëm", nënvizoi Berisha raporton Noa.al.
Sipas Berishës, sektori i transportit është shndërruar në një motor zhvillimi. “Sot ju lëvizni në një rrjet rrugor të pakrahasuar me atë të pak viteve më parë, sot lëvizni në një port me të tjera kapacitete dhe shërbime të tjera”, tha kryeministri përfaqësuesve të kompanive të transportit.
Megjithatë, tha ai, këto ritme të mëdha të rritjes së transportit janë për ju një sfidë e madhe, për reformim. “Qeveria është e vendosur t’ju mbështesë brenda mundësive të saj, ne përpiqemi të lehtësojmë barrën burokratike, qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë të gjeni në ndonjë vend mik”, vijoi kryeministri bashkëbisedimin.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





