

Tiranë, NOA.al – Avokati i Popullit do të ngrejë grupe kontrolli blic gjatë fushatës për të monitoruar “angazhimin” në fushatë të punonjësve të administratës dhe nxënësve të shkollave.
Siç raporton Noa.al, në një deklaratë për mediat, institucioni i Avokatit të Popullit thotë se, “është duke monitoruar fushatën elektorale”.
Duke iu referuar denoncimeve në media se administratës publike, por edhe nxënësve të shkollës iu bëhet presin për të dalë në mitingje, Avokati i Popullit sqaron se pranë këtij institucioni nuk ka asnjë denoncim nga personat në fjalë.
“I çuditshëm fakti se nuk ka denoncime nga vetë personat”, shprehet Avokati i Popullit, Igli Totozani. Kjo sqaron Avokati i Popullit është arsyeja që nuk “mund të ndërmerren hetime. Po mendojmë të ngremë gjatë fushatës grupe kontrolli ‘blic’, të cilat do vihen në lëvizje kur të kemi informacione se po përdoret administrate”, shtoi ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





