



Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora është kritikuar për stilin e saj të veshjesh, për mënyrën se si vendosi të kombinohej për të marrë pjesë në një festival në Londër. 22-vjeçarja u ngjit në skenën e festivalin gay “As One in the Park”, me një palë pantallona xhins, në të cilat ishte vizatuar portreti i qeshur i një njeriu.
Përkrah Orës, në skenë u ngjitën edhe artistë të tjerë të mirënjohur, si “Union J.” apo Conor Maynard, shkruan gazeta britanike The Sun.
Disa ditë më parë, Rita u vendos në qendër të kritikave për veshjen e saj shumëngjyrëshe edhe në një aktivitet të zhvilluar në Derri, në Irlandën e Veriut.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





