Transmetuar më 28-05-2013, 09:01

Vdes këngëtari legjendar italian Little Tony. Ai ishte 72 vjeç dhe prej disa muajsh vuante nga tumori.

Antonio Ciacci, kështu është emri i vërtetë i Little Tony, që ka qënë një nga artistët më të njohur të muzikës së lehtë italiane, nga të parët që interpretoi në stilin italian rrymën rock’n’roll, stil që i i dha emrin “Elvis Presley italian”.

Nga këngët e tij më të njohura në të gjithë botën janë Riderà, Cuore Matto apo dueti me Adriano Çelentanon, 24 mila baci.

Me një pamje të jashtme revolucionare për kohën, me balluken e ngritur, xhaketat me thekë, rripa si të Elvisit dhe një pasion të jashtëzakonshëm për makinat sportive, Little Tony është këngëtari që ka bërë për vete fansat për më shumë se 40 vjet. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit