

Lamtumirë ujë dhe sapun, fytyra natyrale nuk pëlqehet më. Kështu thotë një studim gjerman: grimi, sado I lehtë qoftë, e bën një fytyrë femërore dy herë më joshëse për një mashkull në krahasim me një fytyrë të palyer.
Studimi interesant është publikuar tek International Journal of Cosmetic Science. Në këtë studim janë parë efektet e grimit tek 27 femra mes moshës 35 dhe 50 vjeçare.
Ato janë fotografuar një herë në versionin natyral, një herë të sapo pastruara me tonik dhe një herë të trukuara. Fotot e tyre janë parë dhe gjykuar nga 35 burra dhe 35 gra.
Fytyrat që kanë qenë të trukuara kanë arritur vlerësimin maksimal të nivelit të joshjes në krahasim me fytyrat në versionin natyral dhe të porsa pastruar. Këto të fundit nuk janë dukur aspak joshëse.
Sipas një tjetër studimi të kryer nga universiteti i Manchester, zbulohet se vëmendjen e një mashkulli e tërheq buzëkuqi me ngjyrë të kuqe. Shkencëtarët kanë zbuluar se në dhjetë sekondat e para pas momentit që një mashkull takon një grua për herë të parë, vështrimi i tij ndalet pothuajse gjatë gjysmës së kohës në gojën e saj, sidomos kur ajo ka një buzëkuq të fortë. Grimi me pak fjalë, është një mjet i domosdoshëm për joshjen. E thotë edhe shkenca tashmë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





