

Banorët vazhdojnë me pastrimin e ambienteve të shtëpisë për minuta të tëra, ndërkohë që këndojnë dhe kërcejnë nën tingujt e muzikës që vazhdon të ketë në sfond.
Midis Shpendit dhe Elonës fillon një diskutim ndërsa janë duke pastruar. Shpendi e pyet Elonën nëse e ka marrë malli për Riken. “Normal që po”, përgjigjet ajo, ndërsa e pyet atë nëse po i mungon Eldora, pasi ka vënë re që ai nuk i shpreh asnjëherë ndjenjat apo përshtypjet pozitive që mund të ketë për njerëz të veçantë. “Është e vërtetë, unë e kam të vështirë të shprehem”, i shpjegon Shpendi, ndërsa tregon se i ka ardhur shumë keq për eliminimin e Eldorës, për të cilën mendonte se do të shkonte në finale. “Edhe unë mendoja se duhet të shkonte në finale”, shprehet Elona. Shpendi tregon se ka një vlerësim shumë të lartë për njerëzit që kanë guxim për të treguar problemin që kanë, ashtu si Eldora. “Ishte e papritur, por nëse e shikon mirë se kush janë të katërt… Por vërtet eliminimi i saj ishte i papritur”, shprehet Elona.
Ai tregon se po ndien mungesën e saj, pavarësisht se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë intime. Por Shpendi tregon se ndihet krenar që ia ka bërë të qartë që në fillim marrëdhënien që duhet të kishin dhe arriti të krijonte një miqësi të sinqertë me të.
Ndërsa Anaidi dhe Iliri vazhdojnë të merren me pastrimin në kuzhinë, ndërsa flasin për palestrën dhe ushtrimet fizike, për të cilat shprehin dëshirën që t’i ushtrojnë gjatë këtyre ditëve të fundit të qëndrimit të tyre në shtëpi.
Ndërsa më vonë Elona dhe Shpendi shkojnë në dhomën e gjumit, për t’u marrë me pastrimin e ambientit dhe orendive të saj.
Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





