Transmetuar më 27-05-2013, 22:39

Flamur rekord në Rumani. Në fshatin Clinceni, 35 kilometra nga Bukureshti është hapur një flamur me përmasat 349 metra për 227. Nga Guinness-i vjen konfirmimi se bëhet fjalë për flamurin më të madh që është qepur në botë.

I madh sa tre herë një fushë futbolli, flamuri i Rumanisë (me ngjyrat kuq, verdhë e blu), zë një sipërfaqe prej 79.290 metrash katrorë dhe ka mundur rekordin e mëparshëm të cilin e mbante Libani.

Flamuri peshon pesë tonelata dhe për t’a hapur është dashur puna e rreth 200 personave.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit