Transmetuar më 27-05-2013, 23:14

Ankthi dhe stresi, duket se i vënë përfund femrat. Ndërsa meshkujt, paraqiten më të fortë ndaj tyre. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i posaçëm i realizuar nga Universiteti i Oksfordit, sipas të cilit, pikërisht nga një fakt i tillë, femrat paraqiten rreth 40% më shumë të predispozuara se meshkujt për t’u prekur nga sëmundjet mendore.

Kështu, studimi i kryesuar nga psikologu Daniel Freeman, ka saktësuar se ky përfundim përbën edhe çelësin për të kuptuar pse femrat preken gjithnjë e më shumë nga një spektër i gjerë i çrregullimeve mendore, të cilët variojnë nga depresioni, deri tek fobitë apo neuroza të tjera.

Sipas këtij studimi, u konstatua gjithashtu, se femrat e kanë më të vështirë se meshkujt ta ndajnë jetën e tyre personale, nga ajo profesionale dhe pikërisht për këtë, ato paraqiten edhe më shumë të ngarkuara me stres.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit