

Shumë rrallë ndodh që shtatzania rrjedh pa asnjë lloj vështirësie. Edhe temperaturat e larta mund të sjellin disa vështirësi që mund të manifestohen gjatë shtatzanisë. Si duhet të veprosh?
Të dalësh dhe të ecësh pak, të bën shumë mirë edhe pse duhet të ecësh në orët kur bën më pak vapë, në mëngjes shpejt ose në mbrëmje.
Edhe të shkosh në det ka të mirat e veta nga të cilat nuk duhet të heqësh dorë edhe pse je shtazanë, gjithsesi duhet të shmangni ekspozimin në diell kur bën shumë nxehtë.
Në mëngjes shpejt hapini dritaret e shtëpisë suaj dhe gjatë drekës kur bën më shumë vapë, mbyllini ato. Edhe ajri i kondicionuar mund të përdoret gjatë shtatzanisë.
Gjithashtu, mundohu të përdorësh veshje të freskëta me përbërje pambuku ose linoje. Ju bën shumë mirë edhe të freskoheni herë pas here. Edhe pse për pak kohë, ju bën të ndiheni mirë. Lag shpesh herë pulsin, kaviljet dhe fytyrën.
Mbath këpucë të lehta dhe të freskëta. Këpucët, sandalet ose shapkat nuk duhet të të shtrëngojnë këmbët.
Të pish shumë shpesh ujë është e nevojshme për të hidratuar trupin dhe për të rikuperuar lëngjet që humbet gjatë djersitjes. Gjithashtu duhet të hani ushqime të freskëta dhe të lehta, siç janë sallatat, frutat dhe perimet.
Është normale që me vapën të ndihesh më e lodhur se zakonisht, prandaj mos hezito të kërkosh ndihmën e atyre që të qëndrojnë pranë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





