Transmetuar më 27-05-2013, 20:09

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Gjatë pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në të gjithë vendin. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat juglindore dhe verilindore. Parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme të ditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri në 3 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Konkretisht me vranësira dhe shira do të paraqiten, ishujt Britanike, Europa qendrore dhe rajoni i Balltikut. Po ashtu, gjatë pasdites do të ketë fuqizim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në rajonin e Mesdheut dhe Europën Juglindore.

Ndërsa me mot të kthjellët do të jenë Europa jugperëndimore, Lindore dhe vendet Nordike.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit