Transmetuar më 27-05-2013, 19:43

Tiranë, NOA.al – Një person i armatosur me pistoletë grabiti një shumë parash në një kazino në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 kur një person ende i paidentifikuar hyri në Elektronika Cazino që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe nën kërcënimin e armës i mori xhiron ditore punonjësit.

Ky i fundit njoftoi policinë e cila mbërriti për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se grabitësi ishte i armatosur dhe pasi mori para u largua me motor.

Policia nuk bëri të ditur shumën e grabitur ndërsa tha se po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit