

Tiranë, NOA.al – Një nuse e re njoftoi e terrorizuar policinë pasi konstatoi se një rom iu afrua vjehrrës së saj për t’i këputur vëthët nga veshët.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë kur një djalë rreth 20 vjeç, iu afrua grua për t’i shkulur vëthët nga veshët.
E dëmtuara kërkoi ndihmë pas dhimbjeve të veshëve ndërsa nusja e saj R.T, e cila ndodhej vetëm pak metra me larg njoftoi menjëherë policinë.
Efektivët e komisariatit të policisë nr.2, mbërritën në vendngjarje ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burime nga policia thanë se autori nuk ka mundur të vjedhë vëthët për shkak të britmave për ndihmë nga vjehrra dhe nusja. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





